Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Lajm i mirë për Belgjikën, bomberi Lukaku rikthehet në stol

Romelu Lukaku në stol. Është kjo risia për sfidën e kësaj të diele mes Belgjikës dhe Marokut, ndeshjes së dytë në grupin F. “Me siguri që nuk do të jetë titullar“, tha për sulmuesin në konferencë për shtyp trajneri i “Djajve të Kuq”, Roberto Martinez, duke shtuar: “Por, gjithsesi mund të jetë e mundur që të jetë në stol“.

Vendimi duket tashmë i marrë edhe për faktin se dy seancat e fundit stërvitore me grupin kanë dhënë përgjigje shumë pozitive. Në këtë mënyrë, nëse nuk ka ndonjë të papritur të hidhur të minutës së fundit, Botërori i Lukakut mund të fillojë më në fund.

I ka paraprirë programit të rikuperimit, sipas të cilit do të kishte qenë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë, por ka djegur etapat” , tha për sulmuesin trajneri spanjoll. Pra nuk ka asnjë rrezik për Lukakun, edhe pse për të në këtë sfidë nuk do të jetë një fanellë titullari.

Për Belgjikën është shumë më e rëndësishme që ta ketë Lukakun në gjendje të mirë, për pjesën e mbetur të turneut në Katar. Djemtë e Martinez fituan 1-0 ndaj Kanadasë takimin e parë, ndërkohë që të dielën përballen me Marokun (14:00).

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...