Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Lajm i mirë për Brdariç, Diagne rikthehet për ndeshjen me Laçin

Skuadra e Vllaznisë ka marrë një lajm shumë të mirë përpara përballjes së “ferrit” me ekipin e Laçit. Shkodranët do të ndeshen këtë të dielë në orën 13:45 me kurbinasit për raundin e 19-të të Abissnet Superiore.

Pikërisht përpara kësaj sfide trajneri i “kuqebluve” Thomas Brdariç ka marrë një lajm shumë të mirë, Fallou Digane është rikthyer në stërvitje me ekipin, ndërsa është rikthyer në Shqipëri, pas largimit për arsye familjare.

Ky është një përforcim shumë i rëndësishëm për shkodranët në një takim të një rëndësie të tillë, ku do të mungojë edhe Mevlan Adili për shkak të kartonit të kuq, të marrë ndaj Kastriotit.

Diagne pritet të marrë vendin e tij si titullar në qendër të mbrojtjes, teksa këtë herë në krah të tij do të ketë malazezin Bulatoviç, i cili bëri mjaft mirë edhe ndaj Kastriotit.

Në pesë takimet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në kampionat dhe kupë Vllaznia ka marrë katër fitore dhe vetëm një barazim. Ndërsa deri më tani, këtë sezon shkodranët kanë qenë të vetmit që kanë mundur të marrin dy fitore nga kurbinasit.

Megjithatë nëse do bazohemi në renditjen në tabelën e Superligës, Laçi ndodhet në pozita më të mira, duke u renditur në vend të dytë me 34 pikë, 6 më pak se Tirana e vendit të parë, teksa Vllaznia renditet e katërta me 30 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje të luajtura.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...