Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Lajm i mirë për Djokovicin, mund të mbrojë titullin në Wimbledon

Novak Djokovic mund të mbrojë titullin në Wimbledon, pasi organizatorët kanë vendosur që edhe lojtarët të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 do të lejohen të konkurrojnë në këtë turne. 34-vjeçari nuk u lejua të luante në “Australian Open”, në janar, pikërisht për faktin që nuk ishte i vaksinuar.
“Në kriteret e vendosura nga qeveria për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nuk përfshihet vaksinimi i detyrueshëm,” – tha shefja ekzekutive e “All England Lawn Tennis Club”, Sally Bolton, në një konferencë shtypi. – “Prandaj, nuk është kusht për të hyrë në vend”.
Wimbledoni do të zhvillohet nga 27 qershori deri më 10 korrik. Pas sagës së Noles në “Australian Open”, që përfundoi me deportimin e tij vendi, Djokovic humbi turnetë e tjerë, duke përfshirë “Indian Wells” dhe “Miami” për shkak të rregullave të Koronavirusit për hyrjen në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë kësaj periudhe serbi humbi gjithashtu vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, që e mori rusi Daniil Medvedev. Djokovic arriti në finalen e tij të parë të vitit fundjavën e kaluar, duke humbur ndaj rusit Andrey Rublev në “Serbia Open”, në Beograd.
Djokovic, i cili ka fituar 20 tituj Grand Slam, tha për BBC-në në shkurt se do të preferonte të humbiste trofetë e ardhshëm të tenisit sesa të detyrohej të vaksinohej.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...