Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Lajm i mirë për Lazion por edhe për kombëtaren, rikuperohet Hysaj

Lazion e pret një ndeshje delikate në stadiumin Olimpico teksa luan në shtëpi ndaj Napolit. Për këtë sfidë, trajneri Mauricio Sarri ka marrë edhe një lajm të mirë duke qenë se organika do të plotësohet me rikthimin e Elseid Hysaj.

Lojtari shkodran mungoi në javën e kaluar ndaj Sampdorias për shkak të një dëmtimi, megjithatë tashmë e ka hedhur pas krahëve shqetësimin fizik dhe rikthehet i gatshëm për ekipin kryeqytetas, në një ndeshje speciale pasi Hysaj do të përballet me Napolin, ish-skuadrën e tij për shumë vite.

Ndërkohë, rikthimi në gatishmëri i Hysajt është edhe një lajm i mirë për kombëtaren duke qenë se kuqezinjtë kanë dy impenjimet e Ligës së Kombeve (Izrael, Islandë) në fundin e muajit shtator dhe mbrojtja duket në vështirësi pas dëmtimit të Gjimshtit dhe Kumbullës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...