Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Lajm i mirë për Romën dhe Argjentinën, ish-i i Juves stërvitet me grupin

Një lajm shumë i mirë për José Mourinhon dhe Romën e sidomos për përfaqësuesen e Argjentinës. Paulo Dybala është rikthyer në stërvitje me grupin pas mungesës së gjatë që nga 9 tetori, kur u largua nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes ndaj Leçes. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse ish-sulmuesi i Juventusit do të mund të luajë të paktën disa minuta në ndeshjen e së dielës kundër Torinos, e fundit e Serisë A para Botërorit.

Për Dybalan ishte një rikthim gradual në pritje të riaftësimit të plotë fizik. Përgjigjet e marra janë shumë pozitive. Lajm i mirë për ambientin verdhekuq, pasi pa “yllin” argjentinas në dispozicion të Mourinhos, Roma humbi pak terren në renditje dhe të vuajti jo pak në Europa League.

Sa i përket Kupës së Botës, Dybala nuk e kishte vendin të sigurt në listë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...