Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Lajm i mirë për Sylvinhon, shqiptari i Serie A rikthehet titullar

Sfida me Poloninë po afron. Kombëtarja shqiptare nis eliminatoret e Euro 2024 në Varshavë përballë kombëtares vendase, sfidë që do të zhvillohet më 27 mars.

Sylvinho shpreson të debutojë me një rezultat pozitiv në stolin kuqezi. Të njëjtën dëshirë kanë edhe tifozët shqiptare.

Shqipëria bën pjesë në grupin E, aty ku krahas Polonisë do të sfidojmë Republikën e Çekisë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Trajneri brazilian po studion dhe po ndjek ecurinë e legjionarëve. Një lajm i mirë vjen nga Serie A, aty ku Marash Kumbulla do të luajë sonte si titullar.

Lexo edhe:

Roma sfidon Cremonesen në transfertë, duel i rëndësishëm për objektivin Champions. Në mungesë të Smalling (i pezulluar), Jose Mourinho do t’i besojë një fanellë titullari djaloshit nga Malësia e Madhe.

Kumbulla do të formojë treshen e prapavijës bashkë me Mancinin dhe Ibanez. Vetëm 133 minuta ka përfituar 23-vjeçari shqiptar këtë sezon në Serie A.

Ndaj Cremoneses do të jetë ndeshja e tretë që e nis nga minuta e parë. Kumbulla ka nevojë për minuta dhe paraqitje pozitive, duke nisur prej sfidës së mbrëmjes ndaj skuadrës që mbyll renditjen në kampionatin italian.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...