Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lajm i trishtë nga Korça, ndahet nga jeta ikona e Skënderbeut

Mengjesi i kësaj të diele vjen me një lajm të trishtë nga Korça. Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Milutin Kërçiç, një ikone e futbollit korçar, i cili spikati mes lojtarëve të brezit të artë të viteve ‘70-’80. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e stafit të Skënderbeut, si ndihmës trajner, gjatë sezonit 2010-2011. Milutini vijoi punën pranë skuadrës edhe si përkthyes për lojtarët sllavë, duke dhënë kontributin e tij në ndërtimin e Skënderbeut të madh, që shkoi deri në fazën e gruoeve të Europa League.

Për ndarjen nga jeta të Milutin Kërçiç reagoi me një mesazh ngushëllimi edhe klubi i Skënderbeut’

“Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, Milutin Kërçiç, ikona dhe legjenda e klubit.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Një humbje e madhe për komunitetin sportdashës dhe për të gjithë ata që u rriten dhe përjetuan Futbollin magjik nga këmbët e Milit.

U prehsh në paqe kampion!”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...