Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajm i trishtë për futbollin, ndahet nga jeta Filip Xhaji

Tjetër lajm i trishtë për futbollin shqiptar, sidomos për atë durrsak, që humbet një ikonë të kësaj loje në vitet 1955-1975. Është ndarë nga jeta mjeshtri i madh, Filip Xhaji, një figurë tepër e rëndësishme në qytetin bregdetar. Federata e Futbollit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe komunitetit të futbollit, për këtë humbje të madhe.

“Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të viteve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trajnerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjeç. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrsak Filip Xhaji.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...