Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajm tragjik nga Turqia, portieri 28-vjeçar humb jetën në rrënojat e tërmetit

Një lajm i rëndë vjen nga Turqia që po përjeton orë ankthi si pasojë e tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 që ra ditën e hënë. Portieri i skuadrës së Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyüp Türkaslan nuk mundi të mbijetonte teksa u gjet i pajetë nën rrënoja. Frika për lajmin tragjik ekzistonte prej së hënës dhe për fat të keq tashmë ka marrë edhe formë zyrtare.

Lajmin e rëndë për 28-vjeçarin e dha vetë trajneri i skuadrës së Malatyaspor, Yalmaz Vural ndërsa nuk mungoi edhe një reagim nga ana e vetë klubit turk. Nga ana tjetër, për fat të mirë, bashkëshortja e portierit shpëtoi dhe u gjet në kohë nga ana e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Kujtojmë se janë disa lojtarë të cilët e kanë pësuar nga tërmeti ndërsa për fat të mirë ditën e sotme, u shpëtua Christian Atsu, lojtar i Hatyaspor dhe që në të kaluarën është aktivizuar edhe në Premier League me Chelsea, Everton apo Newcastle.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...