Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lajme Blic/ Emri i Retegui “trend” edhe në Gjermani, mbrojtësi rikthehet në Spanjë

Barcelona mund të shesë në verë Ansu Fati. Vështirësitë financiare që klubi blaugrana ka, bëjnë që katalanasit të heqin dorë nga një prej talenteve që dikur konsiderohej me nje të ardhme shumë premtuese. Forma e tij kohët e fundit, nisur nga dëmtimet e shumta që spanjolli ka pasur, bën që Barcelona mos ta ketë si alternativë për sulmin. Ai debutoi me klubin katalanas në moshën 16-vjeçare, madje duke shënuar në një barazim kundër Osasunës, diçka që e shndërroi lojtarin në golashënuesin më të ri në moshë në historinë e Barcelonës. Ansu Fati ka zhvilluar gjithsej 65 paraqitje, duke gjetur rrugën e rrjetës 18 herë.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës Hector Bellerin mund të rikthehet në La Liga. Lojtari që aktualisht luan te Sportingu i Lisbonës mund t’i bashkohet Real Betis këtë verë me parametra zero. Për Bellerin do të ishte një rikthim te andaluzianët, pasi me ta ka luajtur në sezonin 2021/2022. Negociatat janë në një fazë të avancuar dhe së shpejti do t’iu bashkohet bardhjeshilëve. Lojtari në të shkuarën ka luajtur dhe në Premier League, ku spikat koha kur ai luante me Arsenalin. Me “Topçinjtë” ai u aktivizua për plot 9 sezone, duke u kthyer në një pikë të fortë të londinezëve.

Lexo edhe:

Mateo Retegui është kthyer në lojtarin më të kërkuar të momentit. Së fundmi ka interes dhe nga Gjermania për 23-vjeçarin, i cili me kombëtaren italiane shënoi 3 gola në 2 ndeshjet e tij të para. Agjenti i lojtarit, që është babai i tij, ka pasur ditët e fundit, takime me drejtuesit e Eintrachtit të Frankfurtit dhe Bayer Leverkusen. Konkurenca për lojtarin është shumë e fortë, pasi disa klube nga Premier League kanë shprehur dëshirën për të afruar sulmuesin. Agjenti i tij, ka deklaruar se do të shqyrtohet cdo ofertë, por do te shihet me kujdes edhe prezenca e klubeve të Milanos, sidomos Interit që ka shprehur interesin i pari për shërbimet e futbollistit.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...