Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme shkurt/ Guardiola në “sulm” për talentin e Boca Juniors, Lazio pranë rinovimit me Felipe Anderson

Marco Benassi kërkon të gjejë sa më shpejt një skuadër për të rigjetur formën. Futbollisti para pak ditësh shkëputi kontratën e tij me klubin e Fiorentinës dhe po konsideron disa opsione për të ardhmen e tij. Sipas mediave italiane, Benassi është në kontakte të avancuara me klube turke dhe spanjolle. Lojtari nuk ka provuar asnjëherë një eksperiencë jashtë Italisë. 29-vjeçari është produkt i akademisë së Interit, por pa mundur të gjejë hapësira te zikaltërit. Mbetet për t’u parë e ardhmja e mesfushorit italian.

Lazio dhe Felipe Anderson janë shumë pranë marrëveshjes së re për rinovimin e kontratës. Presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotitto i ka ofruar mesfushorit një kontratë 5-vjeçare me opsion edhe për një tjetër vit. Akordi është pranë zyrtarizimit, ku Anderson pritet të ketë një rritje të pagës që përfiton aktualisht. Negociatat mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit pritet të përfundojnë në javët në vazhdim. Futbollisti pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Lazio në Serie A, ku është aktivizuar në 215 ndeshje, ku ka gjetur edhe 40 herë rrugën e rrjetës.

 

Lexoni edhe:

Man. City mbetet aktiv në merkato. Kampionët e Anglisë kërkojnë të afrojnë në skuadër talentin Valentin Barco. Lojtari aktivizohet te argjentinasit e Boca Juniors, ku ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Premier League. Në garë për futbollistin është dhe klubi i Brighton, por Man. City është i gatshëm t’i ofrojë Boca-s një shifër prej 8 milion euro për kartonin e 19-vjeçarit. Interes për anësorin ka shprehur edhe Juventus, por nuk ka asgjë konkrete nga kampi i italianëve. Nëse ky transferim do të ndodhë, Barco do të gjejë në Manchester bashkëkombasin dhe fituesin e Kupës së Botës, Julian Alvarez.

 Trajneri i West Ham, David Moyes, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi përfundimtar të mesfushorit Jesse Lingard. Në një intervistë për mediat britanike tekniku i “çekanëve” u shpreh: “Jesse është stërvitur me ne dhe ka arritur në një formë të kënaqshme. Dua që t’i jap mundësinë për t’u rikthyer sërish në momentin e tij më të mirë, kaq mund të them për momentin”
Aktualisht Lingard është pa skuadër pas zgjidhjes së kontratës me Nottingham Forest. Futbollisti e kaloi verën duke u stërvitur në SHBA tek Inter Miami, ku nuk munguan as zërat për një transferim në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...