Garë treshe në Premier League për mesfushorin e Liverpool Alex Oxlade-Chamberlain. Anglezit i mbaron kontrata këtë verë dhe është i gatshëm për një aventurë të re ne ishull. Aston Villa, Newcastle United dhe Brighton interesohen per futbollistin e Liverpoolit. Chamberlain ka 6 vite që është pjesë e “The Reds” dhe ka shënuar 11 gola. Këtë sezon mesfushori ka pasur pak hapësira. Trajneri Jurgen Klopp e ka preferuar anglezin vetëm në 8 ndeshje, 4 prej të cilave i ka nisur si titullar. Në të shkuarën ai është aktivizuar edhe me Southampton e Arsenal.
Aymeric Laporte mund të jetë perforcimi i Tottenham Hotspur këtë verë. Londinezët kanë shprehur dëshirën për të afruar në ekip mbrojtësin spanjoll. Për shërbimet e lojtarit të Manchester City interesohet dhe Barcelona. Lojtari e mendon një kalim te katalanasit madje është i gatshëm të ulë dhe rrogën e tij. Kontrata e futbollistit skadon në Qershor të 2025. Emri i Laporte nuk është i vetmi në radarët e Tottenham pasi Pau Torres dhe Marc Guehi janë alternativa për repartin e mbrojtjes. Klubi nga Manchesteri e kishte blerë nga Atletik Bilbao në janarin e 2018-ës për shifrën e 65 milionë eurove.
Lexo edhe:
- Formacioni i Shqipërisë, Sylvinho vendos për titullarët anti-Poloni
- EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
- Hysaj: Sylvinho na ka frymëzuar, të kemi kujdes nga këta dy lojtarë
- Boniek paralajmëron Poloninë: Shqipëria është më lart se Çekia
Roma po mendon të forcojë repartin e avancuar. Verdhekuqtë kanë si objektiv sulmuesin e Spezias M’Bala Nzola. Lojtari ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin që po lufton për mbijetesë. Nzola ka shënuar 12 gola në 23 aktivizime, nga të cilat 22 si titullar. Sipas “Corriere dello Sport” lojtari mund të jetë pjesë e Romës që këtë verë. Kontrata e 26-vjeçarit skadon në qershor të 2024-ës dhe vlera e tij në merkato vlerësohet të jetë rreth 20 milion euro. Kryeqytetasit mund ti ofrojnë Spezia-s një shkembim kokë më kokë me Andrea Bellotin, i cili ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në aventurën e tij të dytë në Serie A.
