Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lajme blic/ Mourinho kërkon lojtarin e Inter, sulmuesi i “mbyll derën” Milanit

Napoli vazhdon punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Ekipi që tashmë drejtohet nga Antonio Conte nuk heq dorë nga mbrojtësi i Udineses, Nehuen Perez, të cilin ka kohë që kërkon ta ketë pjesë të organikës së vet. Por rruga që të çon drejt 23-vjeçarit nuk është aspak e lehtë për klubin e De Laurentiis, pasi në garë për argjentinasin është futur edhe klubi anglez i West Ham që është gati të bëjë maksimumin për ta transferuar lojtarin në Londër, nën urdhrat e trajnerit Julen Lopetegui, i cili e vlerëson shumë futbollistin.

Konkurrencë e fortë në merkato mes Fenerbahce e Galatasaray për Joaquín Correa, i cili e mbylli sezonin i huazuar në Francë te Marseille, pasi kartoni i 29-vjeçarit zotërohet nga Interi. Mediat raportojnë se ekipi i drejtuar nga Mourinho ka arritur t’i shkëpusë miratimin futbollistit, por pavarësisht kësaj Galatasaray nuk dorëzohet dhe kërkon t’i prishë punë Fenerbahces duke shfaqur interes konkret për argjentinasin. Për të lënë të lire lojtarin, Interi kërkon 10 milionë euro, por klubi turk i Fenerbahces kërkon ta mbyllë marrëveshjen në bazën e 5 milionë eurove plus bonuse.

Lexo edhe:

Benjamin Šeško vendos të qëndrojë në Bundesligë, duke i mbyllur derën Milanit dhe klubeve të Premier League që kishin shfaqur interes për të. Slloveni, i cili e mbylli sezonin me 42 paraqitje, 18 gola dhe 2 asiste në të gjitha kompeticionet, do ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani. 21-vjeçari ishte një nga kandidatët e kuqezinjve për të zëvendësuar Olivier Giroud, i cili u transferua në SHBA, në repartin e sulmit.

Por, sipas mediave Šeško ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me klubin e Leipzig. Sulmuesi i qendrës pritet të firmosë së shpejti kontratën e re me kushte të përmirësuara, duke refuzuar kështu jo vetëm italianët e Milanit, por edhe klubet angleze si Manchester United, Chelsea e Arsenal.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...