Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Lajme Blic/ Torino pas sulmuesit gjerman, Newcastle synon mbrojtësin e Barçës

Torino po kërkon të përforcojë repartin e avancuar. Klubi granata dëshiron nje sulmues cilësor dhe emri që po qarkullon më shumë në klubin granata, është ai i Niclas Fullkrug. Gjermani luan prej 4 sezonesh me ekipin e Werder Bremenit dhe ka një kontratë deri në vitin 2025. Aktualisht klubi nga Bundesliga e vlerëson 20 milionë euro kartonin e futbollistit. Fullkrug bëri debutimin e tij me kombëtaren gjermane në Botërorin e Katarit dhe që atëherë, shumë skuadra janë në vënë në lëvizje për 30-vjeçarin. Sulmuesi me ekipin e Werder Bremenit ka shënuar 44 gola në 84 ndeshje.

Lexo edhe:

  1. Zbulohen dokumentat, Abramovich financonte një tjetër klub gjatë pronësisë te Chelsea
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. “Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!
  4. Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë

Andreas Christensen po mahnit në Spanjë me paraqitjet e tij këtë sezon me Barcelonën. Ai u transferua në LaLiga këtë sezon nga klubi i Chelsea, por sërish ka sirena angleze për të. Newcastle po monitoron danezin për ta pasur pjesë të saj, por kjo levizje do të konkretizohet vetëm në rast se ekipi nga Premier League do arrijë të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm. Christensen ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2026 dhe herë pas here ka deklaruar se është i lumtur në Barcelonë, çka e bën një operacion të vështirë transferimin e tij.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...