Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Premier League

Neymar u ka kërkuar drejtuesve të Paris Saint Germain të mos lejojnë largimin e Lucas Mourës, por pavarsisht dëshirës së sulmuesit, gjasat janë që ish lojtari i Sao Paulos të ndërrojë skuadër në këtë merkato. Për sulmuesin anësor interesohet Arsenali që po bën gati një ofertë prej 30 milionë Eurosh për të bindur Parisin dhe për të marrë shërbimet e Lucas Mouras. Nëse bëhet i mundur kalimi i Lucas te topcinjtë atëherë Arsene Wenger mund të bindet për ti hapur dyert largimit të Alexis Sanchez i cili nuk po rinovon kontratën e tij me Arsenalin.

Stoke City prezanton Jean Eric Maxim Choupo-Moting. Sulmuesi kameruans të cilit gjatë kësaj vere i përfundoi kontrata me gjermanët e Schalke 04 pasi 3 sezoneve ku mbajti veshur fanellën e Bluve Mbretërorë. Choupo Moting firmosi për 3 vite me skuadrën e trajnerit Mark Hughes ndërkohë që në fjalët e tij të para theksoi se është ndihet i nderuar që është bërë pjesë e familjes së madhe të Stoke City.

Lajme të mira për Pep Guardiolën. Ilkay Gundogan është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi në gju që pësoi Dhjetorin e kaluar dhe gjasat janë që të jetë gati për të luajtur në javën e dytë të Premier Leagues. Guardiola nuk do ta rrezikojë mesfushorin turko-gjerman në ndeshjen e parë të Premier Leagues ndaj Brighton-it që luhet këtë të Shtunë, por do ti japë disa minuta në miqësoren e 15 Gushtit ndaj spanjollëve të Gironas, në mënyrë që Gundogan të rifitojë formën e tij më të mirë në mënyrë graduale. Në sezonin e tij të parë me City-in, ish lojtari i Dortmundit zhvilloi në total vetëm 16 ndeshje.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....