Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Premier League

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të jetë tek Manchester United. Sulmuesi suedez është shumë pranë rikthimit te Djajtë e Kuq. Ibra i cili u largua nga United në Qershor kur i përfundoi edhe kontrata me 20-herë kampionët e Anglisë, sëfundmi pas një bisede që ka patur me trajnerin Jose Mourinho i ka shprehur portugezit dëshirën për tu rikthyer në Old Trafford. Gjigandi suedez po rikuperohet në kohë rekord nga dëmtimi që pësoi Prillin e kaluar dhe kjo është një nga arsyet kryesore që drejtuesit e Manchester United po rinegocjojnë me Ibrahimovic për të arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi.

Tottenham Hotspur në kërkim të një mbrojtësi cilësor. Trajneri Mauricio Pochettino u ka bërë të ditur  drejtuesve të klubit londinez se ka nevojë për një qëndërmbrojtës dhe këta të fundit janë gati tia plotësojnë dëshirën argjentinasit. Tottenham po bën gati një ofertë prej 38 milionë Eurosh për të bindur Ajax-in të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit të talentuar kolumbian Davinson Sanchez.

Antonio Conte kërkon përforcime dhe për këtë arsye drejtuesit e Chelsea-it janë duke lëvizur në merkato. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze Blutë e Londrës janë gati të rritin ofertën për Alex Oxlade-Chamberlain. Për sulmuesin anësor të Arsenalit, Chelsea mund të derdhë në arkat e topcinjëve deri në 38 milionë Euro.

Javier Hernandez është i lumtur për aventurën e re që ka nisur te West Ham United. “Dua të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën dhe pse jo të shfaq këtu të njëjtat cilësi por edhe të njëjtën grintë e dëshirë si gjatë periudhës që isha pjesa e Manchester United “,deklaroi Chicarito. Jam në formë dhe shpresoj të aktivizohem në sfidën e parë të kampionatit pikërisht ndaj Djajëve të Kuq që do të luhet të Dielën në Old Trafford, shtoi në fund bomberi meksikan.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...