Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Premier League

Zlatan Ibrahimovic është vetëm një hap larg rikthimit te Manchester United. Mediat angleze raportojnë se gjigandi suedez ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Djajve të Kuq për të firmosur një kontratë të re edhe për një tjetër sezon me klubin nga Old Trafford. Ibra po riafëtësohet në kohë rekord nga dëmtimi që pësoi Prillin e kaluar dhe gjasat janë që në fillim të Tetorit të jetë gati për të zbritur në fushë. Te United tashmë Zlatan nuk do ta ketë më të sigurtë vendin në formacion pasi i duhet të luftojë me Romelu Lukakun.

Chelsea ka gati goditjen e rradhës në merkato. Pas Rudiger, Bakayokos dhe Moratës, presidenti rus Roman Abramovich do të vendosë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte edhe një sulmues krahu. Bëhet fjalë për Alex Oxlade Chamberlain. Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshjen me Arsenalin për transferimin në Stamford Bridge të mesfushorit të përfaqësues angleze për shumën e 39 milionë Eurove dhe në orët e ardhshme Chamberlain do të jetë zyrtarisht një futbollist i Chelsea-it.

Rikthim te Sëansea për Ëilfried Bony. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka marrë ok-in nga Manchester City për të biseduar me drejtuesit e klubit uellsian dhe për të arritur akordin për të bërë të mundur rikthimin e tij te Sëansea. Bony nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Citiziens Pep Guardiola dhe pasi u aktivizua për një sezon në formë huazimi te Stoke City, do të largohet sërish nga Etihad Stadium.

Oliver Giroud pak ditë më parë konfirmoi qëndrimin e tij te Arsenali edhe për këtë sezon, por e ardhmja e sulmuesit francez pavarsisht deklaratave të lojtarit vazhdon të mbetet në dyshim. Pasi ka refuzuar disa oferta nga Anglia, Giroud mund të transferohet te Borussia e Dortmundit. Ish lojtarin e Montpellier e tërheq projekti i verdhezinjëve por kalimi i tij në Gjermani mund të ndodhë vetëm nëse nga Borussia largohet Pierre Emerick Aubameyang.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...