Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga La Liga

Fabian Orellana drejt largimit nga Valencia. Trajneri Marcelino Garcia Torral ja ka bërë të qartë kilianit se nuk bën pjesë në planet e tij dhe për këtë arsye ish lojtari i Celta Vigos ka vendosur t’i japë lamtumirën klubit nga Mestalla. E ardhmja e Orellanas do të jetë në Turqi te Fenerbahce, që në këtë merkato ka firmosur me një tjetër lojtar të La Ligas pikërisht me sulmuesin spanjoll Roberto Soldado.

Arsene Wenger ka ndezur dritën jeshile për largimin e tij nga Emirates Stadium dhe tashmë Lucas Perez është shumë pranë rikthimit në Riazor. Për të bërë të mundur afrimin në skuadër të sulmuesi drejtuesit e Deportivo La Corunas janë gati të bëjnë një sforco ekonomike dhe kanë gati një ofertë prej 12 milionë Eurosh për të bindur Arsenalin të lejojë largimin e lojtarit.

Atletico e Madridit nxjerr në shitje Luciano Viettos, por kartonin e sulmuesit argjentinas i cili sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Sevilla, Los Colchoneros kërkojnë 20 milionë Euro, të njëjtën shifër që shpenzuan për ta blerë nga Villareali dy vite më parë. Për Vietton interesohet sërish nëndetsja e verdhë por sëfundmi në garë për të firmosur me sulmuesin ka hyrë edhe Valencia.

Deri përpara disa javësh emri i tij u lakua si një përforcim i mundshëm i Barcelonës në këtë merkato ndërkohë që interes për lojtarin shfaqi edhe Interi. Megjithatë në fund Inigo Martinez vendosi të qëndrojë te Real Sociedadi. Qëndrimi i mbrojtësit mund të konsiderohet si goditja e madhe e klubit bask në merkato, megjithatë Sociedadi për arsye dëmtimi nuk do ta ketë në dispozicion lojtari e përfaqësues spanjolle për sfidën e parë të kampionatit ndaj Celta Vigos.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....