Ronald Koeman i hap dyert e Evertonit Diego Costës. Lojtari e ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer te Atletico e Madridit, por Costa nuk mund të transferohet te Los Colchoneros përpara muajit Janar pasi Atletico deri në atë periudhë e ka të pezulluar merkaton. ” Është e qartë që ne duam të kemi në skuadër futbollistë që përfaqësojnë të ardhmen e klubit por kur bëhet fjalë për një sulmues të tillë përse jo, dekalroi trajneri holandez i Evertonit, Ronald Koeman. Nëse transferohet në Goodison Park për gjysmën e parë të këtij sezoni, Diego Costa do të formonte një dyshe ëndrrash në sulm me Wayne Rooney-in.
Ajaxi Amsterdamit, pranon ofertën e Tottenham Hotspur për mbrojtësin Davinson Sanchez. 44 milionë Euro do të arkëtojnë harkëtarët nga shitja e talentit kolumbian te Spurs-at. Trajneri Mauricio Pochettino e dëshironte me ngulm Sanchez-in në skuadrën e tij dhe drejtuesit ja plotësuan dëshirën. Amerikano-jugori do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë të gjithë historisë së Tottenham Hotspur.
Në orët e fundit është folur shumë për një interesim të West Ham-it, për mbrojtësin e Manchester City-it, Elaquim Mangala. Francezi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Guardiola është në kërkim të një destiancioni të ri por mesa duket e ardhmja e ish lojtarit të Portos dhe Valencias nuk do të jetë te West Hami, pasi cekanët kanë mohuar interesimin për lojtarin. Klubi më i interesuar për të marrë shërbimet e Mangala për momentin është Interi.
