Manchester City nuk tërhiqet nga gara për të firmosur me Alexis Sanchez. Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit e ka cilësuar si të pashitshëm sulmuesi kilian duke e hequr nga merkato edhe pse Sanchez është në skadencë kontrate me Topcinjtë e Londrës, pasi marrëveshja aktuale i përfundon në verën e vitit 2018-të. Për 28-vjecarin amerikano-jugor Pep Guardiola ka gati një ofertë prej 70 milionë Eurosh.
Jo vetëm Manchester United pasi për shërbimet e Toby Alderwireld interesohet edhe Chelsea. Qëndërmbrojtësi belg i Tottenham-it, është shumë i kërkuar në merkato. Trajneri i kampionëve të Anglisë, Antonio Conte nuk është i kënaqur me skuadrën që ka aktualisht në dispozicion dhe i kërkuar presidentit Abramovich, të tjera përforcime në merkato. Me Chelsea-in, që po has probleme për të mbrritur te mbrojtësi i Southampton-it, Van Dijk, Blutë e Londrës e kanë hedhur vështrimin pikërisht nga belgu Alderwireld.
Grzegorz Krychoviak, në kërkim të një skuadre të re. Mesfushori polak ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain dhe një skuadrat që dëshiron të ketë shërbimet e tij është dhe West Ham. Megjithatë drejtuesit e klubit londinez do t’i bëjnë një ofertë parizienëve për Krychoviak vetëm nëse nuk arrië të firmosin me William Carvalhon e Sportingut të Lisbonës.
Pasi humbi Kyle Walker që u transferua te Manchester City, Tottenhami dëshiron të blindojë mbrojtësit tjetër të krahut Danny Rose. Pochettino e konsideron të domosdoshëm për skemat mbrojtësin e krahut të majtë dhe për të shmangur presingun e Manchester United dhe Chelsea, Spursat do ti ofrojnë një marrëveshje të re lojtarit, nga e cila Rose do të përfitojë dyfishin e pagës.
