Chelsea ofron 30 milionë Euro për Drinkëater. “Blutë e Londrës” duket se janë shumë pranë akordit me Leicester City, për transferimin e mesfushorit 27-vjecarë. Kjo është oferta e dytë e bërë brënda pak javësh nga ana e kampionëve të anglisë. Duket se “Dhelprat” janë të gatshëm ta pranojnë propozimin, ndërkohë vetë Danny Drinkëater nuk ka nguruar ta shpreh hapur dëshirën e tij për t’iu bashkuar skuadrës së Chelsea-t.
Man.United parakalon Arsenalin në garën për Thomas Lemar. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, kur kanë mbetur dhe pak ditë nga fundi i merkato, United po përgatit dhe goditjen e fundit . Drejtuesit e “Djajve të Kuq” i kanë paraqitur ofertën e tyre drejtuesve të Monacos, për mesfushorin francez, përsa i përket shumës së ofruar, ky detaj ende nuk dihet. Ndërkohë që interes për të pasur në dispocizion shërbimet e Lemar është edhe Arsenali, por duket se futbollisti preferon më shumë një kalim tek Man.United.
Tottenham i rikthehet pistës Ross Barklay. Fantazisti i skaudrës së Everton, prej kohësh nuk ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e ekipit, ndërkohë që vetë ai, ka kërkuar hapur të largohet. 23-vjecari ka një kontratë me Everton,ndërsa kontrata e tij skadon më 2018. Spurs duket se kanë intesifikuar bisedimet me drejtuesit e Everton, për ta mbyllur transferimin mesfushorit sa më shpejtë të jetë e mundur. Nga ana tjetër tekniku i “Bluve” Ronald Koeman shpreson që cështja Barkley të përfundojë brënda kësaj jave.
