Barcelona përgatit ofensivën finale për brazilianin e Liverpool, Coutinho. Klubi katalanas synon ta mbyllë marrëveshjen brenda së martës pasi i ka ofruar anglezëve rreth 150 milionë Euro.
Las Palmas nënshkruan me mesfushorin italian, Alberto Aquiani. Skuadra ishullore ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin e lirë duke hedhur firmën për dy sezone me opsion për një të tretë.
Federata Spanjolle në kërkim të një presidenti të ri pas arrestimit të Villar. Kreu aktual i institucionit ndodhet në qeli në pritje të gjykimit për korrupsion, por ai nuk d të jetë edhe për shumë kohë president sepse gjatë mbledhjes së radhës Asambleja e Përgjithshme do të kërkojë shkarkimin e Villar nga detyra.
Zinedine Zidane shuan të gjithë zërat që e shikojnë të ardhmen e Ronaldos larg Realit. Në konferencën për shtyp, trajneri francez thekson se luzitani ndidhet i lumtur te skuadra aktuale pasi ai e ndien veten si në shtëpi dhe Reali është pikërisht shtëpia e tij.
