Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Primera Division

Vitet kalojnë por kapiteni Gabi, sulmuesi Fernando Torres dhe mbrojtësi Juanfran vazhdojnë të mbeten tre lojtarë shumë të rëndësishëm për Atleticon e Madridit. Në fakt të tre futbollistët kanë vetëm nga një vit kontratë me Los Colchoneros, megjithatë nëse Gabi, Torres dhe Juanfran arrinë kuotën e 25 paraqitjeve me skuadrën e Simeones në sezonin 2017-2018, kontratat e tyre me Atleticon do të rinovohen automatikisht edhe për një tjetër vit.

Riyad Boudebouz është futbollisti më i ri i Real Betis. Klubi andaluzian ka bërë goditjen e rradhës në këtë merkato duke prezantuar futbollistin e kombëtares algjeriane. 27 vjecari i cili luan si mesfushor i avancuar ka firmosur me klubin nga Sevilla për 4 sezonet e ardhshme ndërkohë që për të blerë kartonin e Boudebouz, Betis ka derdhur në arkat e Montpellier shumë e 7 milionë Eurove.

Marco Asensio është një nga talentet më të spikatur që ka aktualisht në dispozicion Reali i Madridit. Mesfushori që luan edhe si sulmues krahu, bëri paraqitje të shkëlqyera në sezonin e kaluar me Los Blancos dhe për të kanë shfaqur interes disa prej klubeve më të mëdha të Europës, për vetë faktin se te Reali Asensio nuk është një titullar fiks. Megjithatë madrilenët nuk kërkojnë të privohen nga shërbimet Asensios dhe për ta blinduar lojtarin i kanë vendosur një klauzolë të re largimi nga 80 milionë Euro në plot 150 milionë Euro duke e rritur me 70 milionë Euro klauzolën aktuale.

Juventusi tremb Barcelonën. Bardhezinjtë dëshirojnë me cdo kusht shërbimet e Sergi Robertos dhe  po mendojnë të paguajnë klauzolën e largimit të lojtarit nga blaugranat që kap shifrën e 40 milionë Eurove. Ernesto Valverde dëshiron ta mbajë në skuadër 25-vjecarin për vetë faktin se Sergi Roberto përshtatet në shumë role, por edhe me spanjollin mund të ndodhë e njëjta gjë si me brazilianin Neymar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...