Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Seria A

Pas murit që ka ngritur Leicester City për Riyad Mahrez, Roma duket se ka hequr dorë nga fantazisti algjerian ndërsa ka një objektiv të ri për sulmin. Lucas Vazquez është pasuesi ideal i Salah për Drejtorin Sportiv, Monchi dhe oferta për lojtarin e Real MAdridit është serioze. 35 mln euro në tavolinë për “los blancos” të cilët duhet të vendosin nëse do të privohen nga lojtari që ka ardhur nga Akademia dhe që sezonin e kaluar ka luajtur 33 takime me 2 gola të shënuar.

Emre Can është objektivi i madh i Juventusit për mesfushën këtë sesion të merkatos. Prej ditësh bardhezinjtë kanë tentuar akordin me lojtarin gjerman por Liverpooli e ka konsideruar të pashitshëm. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit kanë shpresa për të arritur marrëveshjen fillimisht me 22-vjeçarin që ka vetëm një vit kontratë dhe më pas të nisin negociatat me Liverpoolin për të mbyllur këtë operacion deri në ditët e fundit të merkatos.

Rodrigo Palacio do të veshë fanellën e Bolognës në sezonin e ri. Sulmuesi argjentinas mes shume ofertave që kishte nuk pranoi të largohej nga Seria A pasi dëshiron të jetë ende protagonist dhe ësgtë Donadoni ai që e ka bindur të zgjedhë Bolognën. Akordi është shumë pranë me 35-vjeçarin që pritet të firmosë për 2 sezone me një pagë prej 1 mln euro në vit.

Telenovela Keita Balde do të vazhdojë deri në ditët e fundit të merkatos së verës. Presidenti Lotito nuk ka ndërmend të bëjë asnjë skondo për sulmuesin edhe pse është në vitin e fundit të kontratës duke fiksuar çmimin për lojtarin senegalez. 30 mln euro është çmimi që ai dëshiron për kartonin e 22-vjeçarin për të cilin janë vënë në radhë Juventusi, Milani dhe Interi. Deri tani oferta më konkrete për Balde është ajo e Juventusit, 20 mln euro plus bonuse por e kthyer mbrapasht si e pamjaftueshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...