Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Seria A

Patrik Shick merr lajme të mira pas kontrolleve të fundit mjekësore. Sulmuesi çek i cili nuk u transferua te Juvetusi pasi testet zbuluan probleme kardiake te lojtari, pas një pushimi 3 javor dhe testeve të tjera u konfirmua nga mjekët se mund të zbresë në fushë. Mjeku i Sampdorias konfirmoi se gjithçka kishte ardhur nga stresi i pritjes te lojtari dhe tashmë për të rikthehen zërat për një transferim te Interi për 30 mln euro.

Pas shumë largimeve, ku më kryesorët Borja Valero dhe Bernardeschi kishin zhgënjyer së tepërmi tifozët e Fiorentinës, drejtuesit vjollcë kanë nisur t’i japin Stefano Piolit përforcimet e duhura. Klubi njoftoi zyrtarizimin e dy goditjeve në mesfushë, fantazistin Valentin Eysseric nga Nice për 3.5 mln euro dhe i dyti Marco Benassi nga Torino për 10 mln euro plus bonuset në varësi të paraqitjeve të lojtarit italian. Gjithsesi, merkato e Fiorentinës nuk ka mbaruar ende pasi Pioli dëshiron edhe 3-4 goditje për të kompletuar grupin.

MIhajloviç do të ketë përforcimin që dëshiron në mesfushë. Tomas Rincon mund të quhet një lojtar i Torinos pas disa ditësh negociatash të gjata mes dy klubeve rivale të qytetit. Oferta e presidentit granata, Cairo ishte 3 mln Euro për huazimin e mesfushorit dhe 6 mln të tjera për blerjen e kartonit që mund të bëhet e detyrueshme në varësi të një numri të caktuar të ndeshjeve. Rincon qëndron kështu sërish në Torino por do të veshë fanellën granata nën urdhrat e Mihajloviç.

 

Aventura e Geoffrey Kondogbia te Interi mund të quhet e mbyllur. Mesfushori francez dëshiron një aventurë të re madje ka zgjedhur Valencian si destinacionin e radhës dhe dy klubet po punojnë për të gjetur një akord që i kënaq të dyja palët. Zikaltërit nuk duan ta shesin nën 30 mln euro për të mos pësuar humbje në bilanc ndaj dhe mund të përfshihet ndonjë lojtar tjetër nga Valencia. Një tjetër alternativë është që spanjollët të lejojnë një përqindje të lartë të shumës së shitjes së lojtarit francez në të ardhmen por gjithsesi dëshira e të gjithëve është për ta mbyllur këtë operacion ditët në vazhdim.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...