Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Seria A

Valon Behrami rikthehet në Itali. Mesfushori shqiptar përgatitet për një tjetër eksperiencë në Itali pas atyre me Fiorentinën dhe Napolin. 32-vjeçari ka gjetur akordin për transferimin te Udinese ku ka marrë garancinë për të luajtur si titullar. Watfordi pas ardhjes së Marco Silva në stol ia ka bërë të qartë Behramit se nuk ëshë në planet e trajnerit teksa drejtuesit nuk e patën të vështirë të gjejnë destinacionin për lojtarin duke e transferuar te Udinese që udhëhiqet nga të njëjtët pronarë, vëllezërit Pozzo.

Sampdoria tenton një supergoditje në merkato. Presidenti Ferrero nuk rresht së surprizuari dhe ka avanvcuar në negociata për Yerri Mina, mbrojtësin shtatlartë të Palmeiras i cili duhej të transaferohej te Barcelona por dëmtimi i fundit ka ftohur këtë operacion. Sampdoria ofron 13 mln euro për shërbimet e 22-vjeçarit kolumbian për tëcilin nuk ka asnjë problem të firmosë edhe pse është i dëmtua dhe duhet të qëndrojë 3 muaj jashtë fushave të blerta.

Giovanni Simeone është një nga lojtarët më të kërkuar në Serinë A. Fiorentina, Torino dhe Napoli kërkojnë shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar të Genoas i cili u ble nga River Plate një sezon më parë për vetëm 5.5 mln Euro por tani vlen 20 mln. Krahas ekipeve italiane, është edhe Marseille që ka nisur bisedimet me drejtuesit e Genoas për kartonin e sulmuesit dhe i ka bërë atyre një ofertë zyrtare. Duke parë një interesim të tillë, gjasat janë që Simeone të braktis Genoas pas vetëm një sezoni për të nisur një aventyrë të re në Francë.

Sinisa Mihajloviç i ka idetë e qarta për sezonin e ri. Trajneri serb i kërkon edhe një sforcim të fundit presidenti Cairo për të bërë dy goditje që të kompletojë skuadrën me synimin për të luftuar në Europë. Mihajloviç u shpreh i kënaqur për fitoren e skuadrës në Kupën e Italisë ndaj Trapanit por shtoi se pret një goditje në sulm si alternativë për Belottin dhe një mbrojtës anësor që të shërbejë si zëvendësues për lojtarët aktualë në atë pozicion.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...