Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Seria A

Juventusi nuk duket se do ta ketë të lehtë të marrë Leonardo Spinazzolan nga Atalanta përpara kohe. Mbrojtësi italian është blerë nga bardhezinjtë përpara 2 sezonesh por është  lënë në huazim deri në 2018 dhe Atalanta në mungesë të alternativave dëshiron ta mbajë duke respektuar akordin. Vetëm një ofertë ekonomike e bardhezinjve mund të bindë zikaltërit të lënë të lirë Spinazzolan dhe me ato para të bëjnë goditjen Laxalt nga Genoa.

 

Gabriel Barbosa nuk do të luajë te Sporting Lisbon këtë sezon. Sulmuesi brazilian i cili do të huazohet nga Interi që të luaj rregullisht duhet të gjejë një ekip tjetër pasi drejtuesit e Sporting nuk marrin përsipër të paguajnë një pjesë të pagës së lojtarit, kërkesë kjo e Interit. Mund të shfaqen tashmë hipoteza të reja për të ardhmen Gabigol, ku Benfica dhe Malaga kanë shfaqur interes për ta afruar sulmuesin brazilian.

 

 

Edy Salcedo dhe Pietro Pellegri janë dy talentet e Genoas që kanë ndezur merkaton në Serinë A. Pak javë më parë u përfol për një akord me Interin që do të shpenzonte në total 60 mln Euro me bonuse për dy të rinjtë por zilkaltërit janë tërhequr. Tashmë Milani dhe Juventusi kanë hyrë në garë dhe mësohet se bardhezinjtë janë më të favorizuar pasi ofrojnë kartonin e Sturaros dhe huazimine  sulmuesi të talentuar Kean.

 

 

E ardhmja e Keita Balde vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Sulmuesi i Lazios nuk pranon më të stërvitet me bardhekaltërit teksa është në vitin e fundit të kontratës me klubin. Juventusi është ekipi që insiston më shumë por ofron pak ndërsa pas fshihen edhe Milani e Interi. Presidenti lotito deklaroi se nuk do të nxitohet për lojtarin duke shprehur besimin se gjithçka do ta zgjidhë drejtori Sportiv Igli Tare.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...