Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Seria A

 

Telenovela Patrick Schick duket se do të përfundojë ashtu siç nisi, me sulmuesin e talentuar që mund të përfundojë sërish te Juventusi. Bardhezinjtë që prishën akordin për problemet shëndetësore të lojtarit janë rikthyer në sulm dhe janë gati ta lënë 21-vjeçarin një vit te Sampdoria për ta afruar në 2018. Nga ana tjetër Ferrero kërkon që bardhezinjtë të barazojnë ofertën 37 mln Euro të Romës për të patur një marrëveshje ndërsa për të bindur lojtarin të pranojë Juventusin ka zbritur në fushë edhe Pavel Nedved.

 

Afrimet që do të bëhen deri më 31 gusht nga Interi do të varen edhe nga shitjet që do të bëjnë zikaltërit. Krahas Ranocchias drejtuesit duan të gjejnë një destinacion edhe për Jovetiç i cili kërkon me insistim rikthimin te Sevilla por së fundmi edhe Rafa Benitez e dëshiron atë te Newcastle. Pasi të përfundojë një operacion i tillë për zikaltërit atëherë mund të nisë edhe ofensiva finale për Keita Balde i cili ka prishur çdo raport me Lazion.

Napoli refuzon Paris Saint Germain për Pepe Reinan. Klubi i kaltër nuk pranon të privohet nga portieri spanjoll për të cilin francezët ofronin 7.5 mln euro duke acaruar sërish raportet me gardianin i cili e ka menduar largimin prej kohësh. De Laurentiis kërkon 12-13 mln euro për Reinan dhe me këto para të afrojë Geronimo Rullin nga Real Sociedad. Palët ende po negociojnë por deri në këto momente, Reina duket se do të qëndrojë edhe një sezon në Serinë A.

Gregory Van Der Wiel nis zyrtarisht aventurën e re në Serinë A. Mbrojtësi holandez që më parë ka veshur fanellën e PSG dhe së fundmi atë të Fenerbahçes u konfirmua nga Cagliari si goditja e radhës në merkato. 29-vjeçari luajti vetëm 11 ndeshje sezonin e kaluar me turqit duke mos bindur drejtuesit të cilën pranuan ofertën e klubit italian për huazimin me të drejtë blerjeje. Van der Wiel i cili është edhe pjesë e kombëtares holandeze do të mbajë fanellën me numrin 2 me ekipin sard.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...