Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Seria A

Interi do të bëjë një goditje në sulm dhe ai është Keita Balde. Pasi u tërhoq nga gara për Schick, zikaltërit kanë intensifikuar bisedimet me Igli Taren duke iu afruar akordit për 30 mln Euro për sulmuesin senegalez edhe pse ai është në vitin e fundit të kontratës. Akordi parashikon që Keita të pranojë rinovimin me Lazion dhe më pas të huazohet për dy sezone me të drejtë të detyrueshme blerjeje 30 mln euro.

Me largimin e Borriellos, Cagliari po kërkon një lojtar goli që do të ndihmonte skuadrën të siguronte mbijetesën këtë sezon në Serinë A. Drejtuesve u pëlqen Pavoletti i Napolit por Sarri nuk dëshiron të privohet nga lojtari italian ndaj dhe alternativa më e mundshme për Cagliarin është Philipp Djordjeviç. Sulmuesi serb do të lërë Lazion për ofertën më të mirë dhe nuk do të refuzonte të qëndronte në Serinë A në një ekip që i garanton vendin e titullarit duke parë se te bardhekaltërit nuk ka hapësira.

Te Napoli ka një çështje të portierëve që duhet zgjidhur teksa Reina dhe Rafael mund tëlargohen ditët e fundit të merkatos. Duke parë situatën, drejtuesit kanë bllokuar gardianin grek Karnezis të Udineses i cili mund të afrohet në rast se njëri mes Reinës dhe Rafael do të bëjë valixhet deri më 31 gusht. Për 32-vjeçarin nuk do të ishte problem arritja e akordit ekonomik me Udinesen pasi kostoja e portierit grek është rreth 5-6 mln Euro edhe pse për të interesohet klubi tjetër i familjes Pozzo, Watford.

Në fitoren e Juventusit ndaj Genoas pavarësisht humbjes, te vendasit Diego Laxalt ishte ndër më të mirët duke konfirmuar formën e mirë por njëkohësisht duke tërhequr edhe vëmendjen e Beppe Marottas. Ky i fundit po mendon të bëjë një ofertë për mesfushorin uruguaian në momentin kur të zyrtarizohet Asamoah drejt Galatasarayt. Laxalt do të ishte zëvendësuesi ideal ndërsa në të ardhmen mund të përdoret si shkëmbim në një operacoon të merkatos me Atalantën pasi i pëlqen shumë trajnerit Gasperini.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...