Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Serie A

Edhe pse kërkohej nga disa klube, Milan Badelj vendosi të vazhdojë aventurën te Fiorentina. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, lojtari shpjegoi arsyet e qëndrimit të tij në Firenze. 28-vjeçari deklaroi se një peshë të rëndësishme në këtë zgjedhje kishte edhe trajneri Stefano Pioli, pasi tekniku është treguar korrekt që në fillim me të, dhe e ka lënë të qetë, pa ushtruar presion për çdolloj vendimi që do të merrte.

Wesley Hoedt dëshiron largimin nga Lazio. Mbrojtësi kërkohet nga Southampton në Premier League, dhe oferta e klubit anglez është më të vërtetë tunduese për holandezin. Skuadra e drejtuar nga Pellegrino, i ka propozuar lojtarit kontratë prej 2 mln Eurosh në sezon dhe ka marrë menjëherë miratimin e 23-vjeçarit. Tashmë pritet vetëm miratimi nga ana e klubit bardhekaltër.

Duvan Zapata mund të bëhet me skuadër të re ditët në vijim. Për kolumbianin e Napolit ka kërkesa të shumta, si nga klubi brenda ashtu edhe jashtë Italisë. Sampdoria dhe Torino janë ekipet italianë që kërkojnë shërbimet e tij, ndërsa në Turqi është garë mes Besiktas dhe Fenerbahce. Por nuk mungojnë ofertat as nga Spanja e Anglia. Për shërbimet e sulmuesit, klubi i kaltër dëshiron 25 mln Euro.

Milan kërkon të përfitojë sa më shumë me shitjen e M’baye Niang. Sipas “Sky Sport”, 22-vjeçari prej kohësh kërkohet nga Spartak Moscow dhe oferta e rusëve është joshëse si për lojtarin francez ashtu edhe për vet klubin kuqezi. 18-20 milionë Euro është gati të paguajë klubi nga Moska për kartonin e sulmuesit. Tashmë palëve iu mbetet vetëm të gjejnë akordin për detajet e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...