Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Serie A

Interi synon të bëjë një goditje të madhe, para përfundimit të kësaj merkatoje. Emri më i fundit, i shfaqur në listën e dëshirave të trajnerit Luciano Spalletti, është ai i Julian Draxler të PSG. Sulmuesi gjerman me ardhjen e Neymar pritet të qëndrojë në hije, në “Parc des Princes”. Për këtë, klubi zikaltër mendon t’i paraqesë ofertë Parizienëve. Draxler kërkohet edhe nga Borussia Dortmund e Barcelona.

Nikola Kalinic pritet të veshë shumë shpejt fanellën e Milan-it. Konfirmimi vjen nga Administratori i Deleguar, Marco Fassone, i cili në një intervistë për mediat italianë zbuloi se bisedimet mes kuqezinjve dhe Fiorentina-s për lojtarin janë në fazë të avancuar. Nga ana tjetër të klubi vjollcë mendojnë edhe për përforcime, pasi kanë siguruar nga Real Betis shërbimet e German Pezzella, që vjen në formë huazimi më të drejtë blerjeje të kartonit.

Duket se ka arritur drejt fundit aventura e Marco Borriello te Cagliari. Marrëdhenia e sulmuesit me trajnerin Massimo Rastelli është thyer plotësisht dhe lojtari është gati të kërkojë largimin nga kuqeblutë. Spal është skuadra që interesohet për shërbimet e tij, por edhe Bologna e Genoa janë alternativa të pëlqyeshme nga vet sulmuesi 35-vjeçar.

Chelsea këmbëngul për Alex Sandro, por Juventus-i nuk ka ndërmend ta shesë brazilianin. Trajneri i bardhezinjve, Allegri tregohet i qartë teksa flet për të ardhmen e mbrojtësit. Tekniku italian tha se 26-vjeçari dëshiron të qëndrojë dhe klubi i ka refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij. Nga ana tjetër në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” po punojnë për blerjen e  Ezequiel Garay nga Valencia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...