Tashmë është zyrtare, Fiorentina ka siguruar shërbimet e Gil Bastiao Dias. Lajmin e bëri të ditur vet klubi vjollcë përmes një postimi në faqen zyrtare. 20-vjeçari vjen nga skuadra e Monacos, por sezonin e kaluar ka luajtur me fanellën e Rio Ave, klub me të cilin koleksionoi 39 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe dhënë 7 asisit. Mesfushori është transferuar në formë huazimi për 2 vjet, me të drejtë blerjeje të kartonit.
Pritet të jetë në Turqi e ardhmja e Kwadwo Asamoah. Raportohet se Galatasaray ka shfaqur interes për të blerë mbrojësin e Juventus-it, edhe pse bardhezinjtë nuk dëshirojnë ta shesin. Gjithsesi sipas mediave turke, lojtari do të zbarkojë në Stamboll të Premte-n për të kryer vizitat mjekësore. Palët janë drejt gjetjes së akordit për 7 milionë Euro.
Pas huazimit te Empoli, Roma pritet të largojë sërish Lukasz Skorupski, por kësaj radhe në Premier League. Portieri nuk e ka të siguruar vendin e titullarit te verdhekuqtë, pasi trajneri Di Francesco preferon brazilianin Alisson Becker. Kështu polaku është i destinuar të huazohet sërish për të luajtur me minutazh të plotë në një tjetër ekip. Crystal Palace është skuadra më e interesuar për kartonin e 26-vjeçarit, që vlerësohet shumë dhe nga trajneri Frank de Boer.
