Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Serie A

25 milionë Euro për kartonin e Marouane Fellaini, mesfushorin 29-vjeçar të Manchester United. Është kjo oferta, që sipas “The Sun”, Juventus-i është gati t’i paguajë “Djajve të Kuq” për belgun. Objektivi parësor i bardhezinjve është Matuidi i PSG, por lojtari mund të mos i mjaftojë Allegri-t, dhe për këtë “Zonja e Vjetër” synon edhe Fellaini. Megjithatë bisedimet mes palëve nuk priten të jenë të lehta, me Jose Mourinho që nuk dëshiron ta humbasë 29-vjeçarin.

Duke parë vështirësitë për të arritur te Riyad Mahrez i Leicester City, Roma mendon për planin B në merkato. Sipas lajmeve më të fundit, klubi verdhekuq është hedhur në sulm për lojtarin e Villarreal, Nicola Sansone. Me zbarkimin e Carlos Bacca në “Estadio de la Ceramica”, 25-vjeçari nuk do të ketë hapësirën e dëshiruar në formacion. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma, që është gati t’i paraqesë ofertën spanjollëve për lojtarin.

Fiorentina nuk përmbahet në merkato. Me Nikola Kalinic drejt Milan-it, klubi vjollcë bën dy goditje në merkato. Ekip i Stefano Pioli-t ka siguruar shërbimet e Giovanni Simeone, sulmuesit të Genoa-s, i cili përmes një statusi u përshëndet me ish-klubin e tij, duke u shprehur se ambienti atje do t’i mungojë shumë. Afrimi i dytë është ai i German Pezzella, nga Real Betis, që do të vijë në formë huazimi me të drejtë blereje për 10 mln Euro.

Përmes një statusi në “Twitter”, agjenti i Keita Balde, Roberto Calenda “shfryn” ndaj Lazio-s. Menaxheri i sulmuesit, fillimisht hodhi poshtë çdo lajm se lojtari vuan nga një dëmtim muskulor, duke theksuar se 22-vjeçari është stërvitur gjithmonë duke dhënë maksimumin. Më tej Calenda sulmoi klubin bardhekaltër duke theksuar se shoqëria nuk dëshiron të investojë te Keita. Marrëdhënie të tensionuara këto mes palëve me lojtarin që duket i destinuar të largohet nga italianët.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...

Legjionarët

Besiktas rikthehet te fitorja në Superligën turke teksa mposhtën në shtëpi Konyasporin e Sokol Cikalleshit dhe Valon Et’hemit. Gjigandët nga Stambolli triumfuan me shifrat...