Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Serie A

Piotr Zielinski nuk e sheh të ardhmen e tij larg Napoli-t. Mesfushori Polak, i kërkuar edhe nga Liverpool, tha se nuk e mendon largimin nga të kaltërit, pasi ndihet shumë i lumtur në “San Paolo”. Zielinski foli edhe për Marek Hamsik, duke theksuar se është një shembull për të gjithë në dhomat e zhveshjes.

Juventus-i do të bëjë të tjera godtije në merkato. Emrat më të lakuar në shtëpinë e bardhiznjëve janë ata të Renato Sanches e Kevin Strootman. Në Torino preferojnë më shumë holandezin, por nuk do ta kenë të lehtë, duke qënë se Roma e konsideron të pashitshëm. Më i lehtë është operacioni për portugezin e Bayern Munich.

Spartak Moscow është në pritje të përgjigjes së M’Baye Niang. Sulmuesi francez nuk është i bindur nga destinacioni dhe pas akordit të gjetur mes Milan-it dhe klubit rus, lojtari ka bllokuar gjithçka. Megjithatë mësohet se Spartak ka përmirësuar ofertën për 22-vjeçarin dhe rusët tashmë presin përgjigje pozitive.

Mbetet ende për t’u përcaktuar e ardhmja e Patrik Schick. Sulmuesi i Sampdoria-s është në radarët e Inter-it dhe Roma-s, me të dyja ekipet që janë në garë për shërbimet e tij. Për këtë çështje foli edhe drejtuesi Daniele Pradè, i cili theksoi se deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë, me të ardhmen e Schick që projektohet larg klubit dorian.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...