Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lajme shkurt/ Cadiz merr Negredon, ankand për Jovicin, Turan te Galatasaray

Pas 14 vjetësh Cadiz ringjitet në elitën e futbollit spanjoll. Klubi andaluz dominoi këtë sezon në Segunda Division dhe zyrtarisht, pas humbjes së ndjekëses më të afërt, Real Zaragozas, skuadra e verdhë fitoi promovimin në Primera Division. Stafi teknik, lojtarët dhe drejtuesit festuan arritjen e objektivit, ndërsa numri 1 i klubit, Manuel Vizcaino, gëzoi edhe më tepër tifozët duke zbuluar goditjen e parë në merkato. Sipas tij ka një akord me Alvaro Negredon, për të përforcuar sulmin, me këtë të fundit që ka mbyllur tashmë aventurën në Dubai me Al Nasr.

Edhe pse viti i tij i parë te Real Madridi mund të quhet falimentim, ka shumë ekipe që admirojnë sulmuesin serb, Jovic. Krahas Napolit dhe Leicester City-t, në garën për shërbimet e 22-vjeçarit është futur me prepotencë edhe Chelsea, që po bën një merkato të jashtëzakonshme. Lampard mendon se Jovic do të kompletonte repartin e sulmit me Werner dhe Ziyech, ndaj dhe ka rekomanduar blerjen e lojtarit. Jovic nuk është në planet e Zidane dhe mund të largohet, por vetëm për një ofertë deri në 50 mln euro.

Me një lëvizje surprizë, Torino ka befasuar duke arritur akordin me Malang Sarr. Mbrojtësi 21-vjeçar është lojtar pa kontratë, pasi u largua me parametër zero nga Nice dhe është i lirë të negociojë me çdo ekip. Torino duket se ka marrë konfirmimin e lojtarit për ta transferuar në Serinë A. Po nga Italia kishte edhe oferta të tjera për Sarr, si nga Interi, Napoli dhe Lazio, e gjithashtu nga Arsenali në Premier League, por tashmë e ardhmja e tij është vendosur. Torino ka luajtur kartën e titullarit të padiskutueshëm për 21-vjeçarin, i cili pritet të firmosë ditët e ardhshme.

Arda Turan do të rikthehet të vëshë fanellën e Galatasaray-t pas 9 sezonesh. 33-vjeçari, i cili nuk luan që prej dhjetorit të kaluar kur u largua nga Basaksehiri, pas një pezullimi të gjatë nga Federata, ka arritur akordin me drejtuesit e Galatasaray-t për një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Në kushtet e një pandemie globale mësohet se Arda Turan ka firmosur një kontratë në varësi të performances. Ai do të paguhet rreth 26 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur dhe 500 mijë euro bonus nëse ekipi do të fitojë titullin.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...