Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme shkurt/ Juve rrezikon të humbasë edhe Cuadradon, Ceballos “ndahet” nga Reali

Juan Cuadrado është një nga futbollistët që i përfundon kontrata në fund të sezonit, por për momentin drejtuesit e Juventusit nuk i kanë ofruar ende rinovimin. Sipas mediave, pavarësisht se oferta nga ana e “Zonjës së Vjetër” po vonon, drejtuesit nuk kanë ndërmend ta humbasin futbollistin në qershor, pasi po punojnë për ta mbajtur kolumbianin edhe dy vit në skuadër, pasi po përgatisin kontratën e re deri në vitin 2024, por me një reduktim të pagës. Aktualisht 33-vjeçari përfiton 5 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re Cuadrado do të përfitojë 2.5 milionë euro. Pavarësisht zërave asgjë zyrtare nuk i është paraqitur përfaqësuesve të futbollistit dhe nëse kjo ofertë nuk vjen atëherë mund të përsëritet e njëjta situatë si me Dybala, me kolumbianin që do të jetë i lirë të largohet me parametra zero ne Qershor.

Dani Ceballos do ta mbyllë aventurën e tij me Real Madrid në fund të sezonit, por e ardhmja e lojtarit do të vazhdojë të jetë në Spanjë. 25-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me “Los Blancos”, por drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë rinovimin. Mesfushori, i cili nuk arriti kurrë të ambientohej te madrilenët, të cilët shpesh herë e kanë xhiruar në huazim, ku shkëlqeu te Arsenali, me shumë mundësi do të transferohet te Real Betis, klub, me të cilin duket se ka arritur një parakontratë. Për ta rikthyer mesfushorin në shtëpi drejtuesit e Betisit do të derdhin në arkat e madrilenëve shumën e 18 milionë eurove.

Nicolas Pepe po përgatitet të largohet nga Arsenali. Francezi, i cili u kushtoi “Topçinjve” plot 85 milionë euro në vitin 2019, kohë kur u transferua nga francezët e Lille, ka zhgënjyer jo pak drejtuesit me paraqitjen e tij. Në 16 aktivizime këtë sezon, sulmuesi ka realizuar vetëm një gol, çka ka bindur edhe më shumë drejtuesit ta nxjerrin lojtarin në merkato. Klubi nga Londra, pavarësisht se ka shpenzuar një shumë marramendëse për ta bërë pjesë të skuadrës 26-vjeçarin katër vjet më parë, e ka ulur vlerën e kartonit të sulmuesit në 30 milionë euro dhe gjatë verës është i hapur për të mirëpritur klubet që do të interesohen për futbollistin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...