Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme shkurt nga Serie A

Aventura e Stephan Lichtsteiner te Juventusi mund të jetë drejt fundit. Në rast se bardhezinjtë do të firmosnin me Joao Cancelo, zvicerani nuk do të kishte hapësirën e dëshiruar në formacion dhe për këtë po studion alternativa të reja. “Zonja e Vjetër” e vlerëson 7-8 milionë Euro kartonin e 33-vjeçarit, i cili për momentin kërkohet vetëm nga Nice, pasi mësohet se Wolfsburg është tërhequr nga gara për mbrojtësin.

Valentin Eysseric është lojtari më i ri i Fiorentinës. Mesfushori, i cili vjen nga skuadra e Nice, zhvilloi vizitat mjekësore me klubin vjollcë, për të firmosur më pas kontratën. 25-vjeçari deklaroi se është shumë i lumtur që ndodhet në Firenze. Eysseric do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit, për miqësoren e ditës së Enjte, kundër Pistoieses.

Pas Romës edhe Interi është vendosur në gjurmët e Riyad Mahrez. Algjeriani i Leicester, siç raporton “The Mirror”, ka përfunduar edhe në “radarin” e klubit zikaltër. Roma prej kohësh nuk po gjen akordin me anglezët, të cilit këkojnë rreth 55 mln Euro, teksa verdhekuqtë ofrojnë deri në 35 mln. Megjithatë në tratativat mes palëve ka ndërhyre dhe Interi, me Ëalter Sabatinin, që është i gatshëm të lëvizë për të sjellë në Milano 26-vjeçarin.

Marco Benassi mund të jetë goditja e radhës e Fiorentinës në merkato. Klubi vjollcë pasi ka humbur disa elementë cilësorë në këtë verë po mendon të përforcojë ekipin. Një ndër objektivat kryesorë është pikërisht mesfushori i klubit granata, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Stefano Pioli. 22-vjeçari luan që prej vitit 2014 me Torinon dhe në 85 ndeshje ka arritur të shënojë 11 gola.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...