Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme shkurt/ Roma tenton mesfushorin e Lille-s, Reali nxjerr në shitje Jovic

Roma vazhdon punën për të përforcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave, drejtori sportiv i verdhekuqve, Tiago Pinto është takuar me menaxherët e portugezit të Lille, Xeka, për ta transferuar lojtarin gjatë verës nën urdhrat e Mourinhos. Kontrata e portugezit me klubin francez përfundon në qershor të këtij viti dhe italianët do ta përfitonin me kosto zero. Gjatë një interviste, 27-vjeçari pohoi se ky sezon është i fundit me fanellën e Lille, pasi dëshiron të provojë një eksperiencë të re jashtë Ligue 1 dhe kampionati Italian e intrigon shumë. Po sipas raportimeve të medieve, Roma nuk është i vetmi klub që interesohet për futbollistin, pasi në garë është edhe Interi, që po e vëzhgon me interes situatën e krijuar rreth Xekas.

Me tre gola në 49 sfida të luajtura me fanellën e Real Madrid, duke zbritur në fushë vetëm 1490 minuta, ky është bilanci aspak pozitiv i Luka Jovic në tre sezone me madrilenët. I transferuar në 2019 te “los blancos” nga Frankfurti, 24-vjeçari nuk arriti kurrë të ambientohej në kampionatin spanjoll, çka ka detyruar drejtuesit e klubit ta nxjerrin në shitje sulmuesin, për të cilin kanë shpenzuar plot 60 milionë euro për ta transferuar në Bernabeu. Futbollisti është i lidhur deri në vitin 2025 me Realin, por klubi nuk ka aspak ndërmend ta mbajë dhe gjatë merkatos së verës do të vlerësojë çdo ofertë që do të paraqitet në drejtim të futbollistit, i cili aktualisht vlerësohet 18 milionë Euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...