Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme shkurt/Schalke nuk heq dorë nga Diaz, Atletico gati “të blindojë” Thomas Partey

Munich (Germany), 31/07/2019.- Real Madrid's Mariano Diaz celebrates after scoring the 5-3 lead during the Audi Cup third place soccer match between Real Madrid and Fenerbahce Istanbul in Munich, Germany, 31 July 2019. (Alemania, Estanbul) EFE/EPA/RONALD WITTEK
  • Sulmuesi Mariano Diaz nuk ka luajtur ende asnjë takim në këtë fillim sezoni me Real Madridin. Gjatë verës ai ishte një nga lojtarët që pritej të largohej nga “Los Blancos” por në fund drejtuesit nuk gjetën marrëveshje me asnjë klub tjetër. Përveç Romës që u përpoq disa herë të siguronte shërbimet e ish-sulmuesit të Lyon, një tjetër klub që dëshironte të afronte 26-vjeçarin ishte Schalke. Gjermanët duket se ende nuk kanë hequr dorë nga lojtari me origjinë nga Republika Domenikane dhe verën e ardhshme pritet të bëjnë sërish një tentativë serioze për ta transferuar sulmuesin në Gelsenkirchen.
  • Drejtuesit e Atletico Madridit kanë nisur negociatat për të zgjatur dhe përmirësuar kontratën e mesfushorit Thomas Partey. 26-vjeçari po kalon një formë aktuale të shkëlqyer, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Simeones deri në këtë fazë të sezonit, madje duke shënuar edhe dy gola. Marrëveshja aktuale e mesfushorit ganez përfundon në vitin 2023, ndërsa përmban edhe një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, me drejtuesit e Atleticos që synojnë dyfishimin e saj në 100 milionë euro. Sipas mediave, bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt 26-vjeçari pritet të hedhë firmën mbi kontratën e re.
  • Drejtuesit e Tottenhamit po përgatiten që të largojnë disa lojtarë me hapjen e merkatos së janarit. Përveç Eric Dier apo Dany Rose, një emër me peshë që pritet të largohet nga “Spurs”-at është ai i mesfushorit danez, Christian Eriksen. 27-vjeçarit i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm dhe për të mos e humbur me parametër zero, drejtuesit janë bindur që ta shesin atë me hapjen e merkatos së janarit. Eriksen është një nga objektivat e Real Madrid dhe kjo duket të jetë arsyeja se përse danezi nuk pranoi të rinovonte kontratën, edhe pse drejtuesit e Tottenham u përpoqën vazhdimisht ta bindnin atë.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...