Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme shkurt/ Trincao nuk rikthehet te Barça, Newcastle kërkon Zapata-n

Francisco Trincao nuk do të rikthehet te Barcelona. Sulmuesi, pasi luajti një vit si i huazuar te Wolves, do të rikthehet në Portugali ku kishte shkëlqyer më parë me Bragën dhe ishte shitur për 31 milionë euro. Katalanasit dështuan ta shesin në Premier League dhe tani kanë pranuar ta huazojnë te Sporting. Në marrë veshje ka një klauzolë që i jep mundësinë portugezëve ta blejnë për shumën e 10 milionë eurove. Gjithsesi Barcelona ende shpreson te shpërthimi i sulmuesi 22-vjeçar dhe ka ruajtur të drejtën e riblerjes përmes një klauzole, si dhe në rast se Trincao shitet në tre vitet e ardhshme, ata përfitojnë gjysmën e shumës.

Trend i ri ka nisur në Europë. Shumë klube refuzojnë të ofrojnë paga të larta edhe për lojtarë të lirë në treg, siç është edhe Federico Bernardeschi i larguar nga Juventusi në përfundim të kontratës. Napoli ishte klubi që u interesuat më shumë për të, por nuk kishte ndërmend t’ia plotësonte kërkesat financiare. Në këto kushte në garë u fut Toronto, që e ka bindur mesfushorin e krahut të djathtë për t’u transferuar në MLS. Momentalisht kanë mbetur për t’u mbyllur disa detaje të kontratës, përpara se Toronto të shtojë radhën e italianëve, pasi ka nënshkruar më parë me Insigne e Criscito.

Duvan Zapata është sërish në listën e Newcastle për sulmin. Tentativa e parë në janar dështoi, pasi Atalanta nuk pranoi ta jepte në huazim për 5 milionë euro dhe më pas ta shiste për 30 milionë. Tani “Qymyrxhinjtë” i janë rikthyer sërish pistës së sulmuesit që ka spikatur në kampionatin italian. Tani nuk ka formula të ndërlikuara, pasi Neëcastle mendon ta blejë përfundimisht. Kolumbiani, i cili ka edhe dy vite kontratë, vlerësohet nga Atalanta me 40 milionë euro, një shumë jo e vogël kur shikon se sulmuesi tashmë është 31 vjeç. Gjithsesi cilësitë e tij nuk vihen në diskutim dhe Newcastle po mendohet mirë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...