Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lajme të këqija për Bentancour, mbyll vitin prej dëmtimit

Lajme të këqija për Bentancour
Lajme të këqija për Bentancour

Lajme të këqija për Bentancour. Mesfushori uruguaian i Tottenham iu nënshtrua një operacioni në gju dhe do t’i duhet të qëndrojë të paktën 9 muaj larg fushave të lojës.

Lajmi u konfirmua pasditen e sotme nga burime pranë klubit të Tottenham. Këta të fundit zbuluan se rikuperimi i plotë i mesfushorit do të marrë minimalisht 9 muaj.

Bentancour u dëmtua disa ditë më parë në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Leicesterit. Tanimë gjasat janë që rikthimi në fushë të ndodhë vetëm në fillim të vitit 2024.

Lexo edhe: 

Mesfushori uruguaian iu bashkua Tottenhamit nga Juventusi në janarin e vitit të kaluar dhe që atëherë u shndërrua në një titullar te londinezët.

Këtë sezon 25-vjeçari uruguaian ka luajtur në plot 26 takime me Tottenham. Ai ka shënuar 6 gola dhe dhënë dy asiste, ndonëse detyrë primare ka shkatërrimin e aksioneve.

Natyrisht lajme të këqija për Bentancour, por edhe për Antonio Conten, që në pjesën më të rëndësishme të sezonit do të duhet të bëjë pa një prej titullarëve më të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...