Serie A

Lajme të mira për Mourinhon, dy yjet e Romës do të jenë gati për sfidën ndaj Interit

Ndonëse duhen ende edhe shumë ditë, Jose Mourinho ka nisur të mendojë për ndeshjen ndaj Interit në “San Siro”, të cilën vetë do ta ndjekë nga tribuna, pas skualifikimit për kartonin e kuq të marrë ndaj Atalantës.

Gjithsesi trajneri portugez ka marrë lajme të mira gjatë ditës së sotme, pasi Paulo Dybala ka kryer stërvitje në palestër me Argjentinës dhe pritet të rikuperohet plotësisht për transfertën milaneze, e planifikuar për në fillim të tetorit.

Lajme të mira edhe nga kapiteni Lorenzo Pellegrini, që u paraqit në Coverciano në grumbullimin me Italinë dhe u largua sërish, pasi dëmtimi nuk lejon të luajë në dy ndeshjet e “të kaltërve” në Ligën e Kombeve.

Megjithatë dëmtimi i kapitenit është i lehtë dhe mjekët kanë dhënë garanci që do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit, një sfidë mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi vijnë pas humbjeve përkatësisht me Atalantën dhe Udinesen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency