Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lajme të mira për Vllazninë, sponsori i njohur nënshkruan marrëveshjen me bashkinë e Shkodrës

Pas dy vitesh mjaft të suksesshme si presidenti i klubit të basketbollit Vllaznia, drejtuesi i kompanisë AlbaPhoto Shpk, Alban Xhaferri është gati të japë tashmë kontributin e tij për të rikthyer te rezultatet e suksesshme edhe klubin e futbollit.

Zyrtarisht Xhaferri ka më tepër se dy muaj që ka shfaqur interesin për të marrë drejtimin e klubit të futbollit, madje duke i dërguar edhe një letër publike bashkisë Shkodër, në të cilën ndër të tjera premtonte se do të bënte Vllazninë konkurruese për titull brenda një periudhe 3-vjeçare.

Megjithatë pas një heshtjeje të zgjatur, më në fund bashkia e Shkodrës, në cilësinë e pronares së klubit të futbollit Vllaznia, ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë “Albaphoto”, nën administrimin e zotit Xhaferri.

Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi, sponsorizimi dhe partneriteti mes palëve, me synimin për të rikthyer skuadrën e futbollit Vllaznia në nivele konkurruese në Superligën shqiptare dhe për të konsoliduar rezultatet dhe administrimin e ekipeve të Akademisë Vllaznia.

Tashmë firmat mbi kontratë janë hedhur si nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, në cilësinë e drejtueses së institucionit që ka pronësinë e Vllaznisë, ashtu edhe nga z. Alban Xhaferri, që mund të nisë menjëherë angazhimin e tij në klubin e futbollit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...