Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Lajmëroi tërheqjen nga Franca, Benzema merr urimin special për ditëlindje

Janë ditë të vështira për Karim Benzemanë. Sulmuesi i Realit të Madridit mjoftoi tërheqjen nga skuadra franceze, ndikuar, me sa duket, edhe nga përplasja me trajnerin Deschamps.

Lajmi vjen në një ditë emocionesh të forta për dy arsye: humbja e Francës në një finale dramatike të Kupës së Botës në Katar dhe, për më tepër, në ditën e ditëlindjes së tij të 35-të. E dashura e tij, modelja amerikane, Jordan Ozuna, i ka dërguar një mesazh përmes llogarisë personale në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime dhe miku im më i mirë”, ka shkruar ajo, tekst që është shoqëruar me një zemër dhe tri fotografi ku çifti shfaqet duke buzëqeshur.

Vetë lojtari i Real Madridit i është përgjigjur publikimit me një zemër, duke falënderuar publikisht partneren e tij.

Në vetëm dy orë mesazhi i Jordan Ozunas ka marrë më shumë se 50 mijë pëlqime. Ndjekësit e saj janë gëzuar shumë për momentin e mirë që po kalon çifti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...