Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Lajmëroni shokët”/ Pas Dokës, Tirana prezanton rikthimin e shumëpritur në kryeqytet

“Lajmëroni shokët”, kështu e njofton Tirana rikthimin e Erjon Hoxhallarit me ngjyrat bardheblu. Prej kohësh flitej për një akord të mbrojtësit me kryeqytetasit dhe tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare me Hoxhallarin që do të jetë pjesë e 26-herë Kampionëve të Shqipërisë për ndeshjet e Kupave të Europës, por edhe për kampionatin e sezonit të ardhshëm.

Pas një aventure njëvjeçare në Rumani në radhët e skuadrës UTA Arad, 27-vjeçari rikthehet në shtëpi për të dhënë sërish kontributin në organikën e trajnerit Orges Shehi. Një rikthim me shumë vlera për Tiranën duke qenë se Hoxhallari ishte kapiten i kryeqytetasve para se të largohej dhe ashtu si Albi Doka e njohin mjaft mirë ambientin bardheblu teksa synimi është të rikthejnë skuadrën te titulli kampion.

Lexo edhe: 

Hoxhallari shndërrohet në përforcimin numër shtatë për Tiranën në këtë sesion të merkatos teksa më herë bardheblutë kanë zyrtarizuar portierin Gentian Selmani, mbrojtësit Gledi Mici e Albi Doka, mesfushorin Fjoart Jonuzi si dhe dy sulmuesit Liridon Latifi e Kaina Nunez. Tirana konfirmohet si një nga skuadrat më aktive në këtë merkato, teksa në vijim priten edhe të tjera lëvizje në kampin kryeqytetas.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...