Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajmet e fundit nga merkato në Primera Division

Samu Castillejo, është  një nga  talentet më shpërthyes, që ka prodhuar La Liga në këtë vitet e fundit. Edhe pse është vetëm 22 vjec ai konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka aktualisht në dispozicion Villareali. Por e ardhmja e Castillejos mund të jetë larg El Madrigal. Për mesfushorin me tipare sulmuese interesohet Napoli. Nëndetsja e verdhë kërkon 26 milionë Euro për të lënë të lirë futbollistin ndërkohë që drejtuesit e klubit të kaltër për momentin nuk janë të gatshëm të derdhin në arkat e Villarealit këtë shumë. Megjithatë me kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League dhe me shitjen e Duvan Zapatës, Napoli mund të arkëtojë të ardhurat e nevojshme për të bërë të mundur transferimin e Castillejos në Itali.

Valencia dhe trajneri i saj Marcelino Garcia Torral janë në kërkim të përforcimeve për të kompletuar skuadrën, por Los Che në këtë merkato mund të humbasin një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë portugez Joao Cancelo i cili ndiqet me vëmendje nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Juventusi dhe Interi e kërkojnë me ngulm lojtarin por mesa duket e ardhmja e Cancelos pritet të jetë në Premier League pikërisht te Totenham Hotspur, pasi trajneri Mauricio Pochettino sheh te portugezi zëvendësuesin ideal të Kyle Ëalker që në këtë merkato la Spurs-at për tu transferuar te Manchester City i Pep Guardiolës.

Parashikohet një rikthim në Spanjë për Javi Garcian. Real Betis një nga skuadrat më aktive në këtë merkato pasi mori shërbimet e Christian Tellos dhe Andres Guardados është shumë pranë firmës edhe me ish mesfushorin e Manchester City-it. Javi Garcia do të lërë Zenitin për tu transferuar në Andaluzi me Betisin që pritet të derdhë në arkat e klubit rus 1,5 milionë Euro për kartonin e 30-vjecarit.

Jan Oblak ka kontratë me Atleticon e Madridit deri në vitin 2021, por Los Cholconeros po përgatisin një ofertë të re për portierin slloven me terma më të mirë ekonomikë në mënyrë që Oblak të mos mendojë asnjëherë largimin nga skuadra e Simoenes.  Duke parë shifrat e cmendura që shpenzuan për të firmosur me Neymar, në marrëveshjen e re Atletico pritet të përfshijë edhe një klauzolë nëpërmjet së cilës Paris Saint Germain nuk do të ketë mundësi të blejë Jan Oblak

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....