Liverpool me gazin në maksimum për të afruar në skuadër mesfushorin portugez të Bayern Munchen, Renato Sanchez. “The Reds” kanë bërë një ofertë të rëndësishme dhe janë në avantazh ndaj Milanit dhe Juventusit.
Klubi i Watford gjobitet me 4 milionë Euro për falsifikim të dokumentave në kohën kur president ishte Gino Pozo. Dokumentat e falsifikuar i lejuan italianit të merrte kontrollin e klubit në fillim të seznit 2014-2015.
Rikthimi i Ibrahimovic te Manchester United mund të krijojë një problematikë në dhomat e zhveshjes. Daily Mail raporton se Mourinho e ka pranuar gjigandin, por i ka bërë me dije se nuk do të jetë ai zgjedhje e parë pas blerjes së Lukakut.
Antonio Conte i lëshon një sinjal alarmi presidentit Roman Abramovich. Merkatoja e dobët e Chelseat e ka alarmuar trajnerin italian i cili flet shkurt dhe qartë duke theksuar se është e pamundur të fitojë kampionatin nëse do të ketë në organikë 11-13 lojtarë.
