Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Lakers marin fitoren e parë, në superformë Clippers dhe Brooklyn!

Mbrëmja e Krishtlindjes i solli fat skuadrës kampione në fuqi të NBA. Los Angeles Lakers regjistroi fitoren e parë në këtë sezon pasi mposhti në Staples Center me rezultatin e thellë 138-115 Dallas Mavericks. Anthony Davis dhe LeBron James fituan betejën me Luka Doncic, me Davis që rezultoi shënuesi më i mirë i sfidës me 28 pikë 8 rebound dhe 5 asiste. Doncic ndërkohë realizoi 27 pikë për Dallas ndërkohë që mbreti James i ndihmoi Lakers-at me 22 pikë 7 rebound dhe 10 asiste. Pas fitores në derbin ndaj Lakers festoi sërish Los Angeles Clippers që triumfoi në transfertën e Colarados ndaj Denver Nuggets me rezultatin 121-108.

24 pikët e Nikola Jokic dhe 23 të tjera të realizuara nga kanadezi Murray nuk i mjaftuan Denverit ndërkohë që për Clippers dyshja Paul George-Kawhi Leonard realizoi në total 44 pikë, duke i udhëhequr kalifornianët drejt fitores. Ishin 5 sfidat e NBA që u luajtën në mbrëmjen e Krishtlindjes. Spikat fitorja e Brooklyn Nets në transfertën ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, Boston Celtics me rezultatin e thellë 123-95. Rikthimi nga dëmtimi i Kevin Durant i ka dhënë një tjetër ritëm skuadës nju-jorkeze që iu fal dy yjeve të saj Irving dhe Durant, i pari realizoi 37 pikë ndërsa i dyti ndihmoi ekipin me 29 pikë. Një fitore shumë të thjeshtë mori edhe Milëaukee Bucks me rezultatin 138-99 ndaj Golden State Warriors, ndeshje ku spikati Middleton me 31 pikë, ndërsa nënkampionët e Miami Heat kaluan pa probleme New Orleans Pelicans me rezultatin 111-98.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...