Basketboll

Lakers në krizë pa Lebron James, Joel Embiid udhëheq me 42 pikë 76ers

Los Angeles Lakers e kanë të vështirë të ruajnë vazhdimësinë e rezultateve pa Lebron James. Që pas dëmtimit të ish-“yllit” të Cavaliers në superpërballjen me Golden State Warriors, kalifornianët kanë marrë vetëm një fitore e kanë pësuar 3 humbje, e fundit në “Staples Center” ndaj Oklahoma City Thunder. I papërmbajtshëm Paul George me plot 37 pikë, i ndihmuar ndjeshëm edhe nga Russell Wesbrook, që e mbylli takimin me “triple-double”, 14 pikë, 16 asiste dhe 10 topa poshtë koshit.

Dallas Mavericks ka një protagonist absolut në këtë sezon dhe ai është Luka Doncic, që shënoi 18 pikë, dha 4 asiste dhe kontrolloi 10 topa në fitoren 84-122 në parketin e Charlotte Hornets. Plot 38 pikë diferencë! Një tregues i qartë i formës së dobët të shfaqur nga skuadra me pronar legjendën e basketbollit amerikan Michael Jordan.

Një nga përballjet më spektakolare në këtë mbrëmje të NBA ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Philadelphia 76ers, që u mbyll me fitoren e ngushtë të miqve 127-132. Joel Embiid ishte thjesht magjik me 42 pikë dhe 18 “rebound”, i ndihmuar nga Simmons me 29 pikë. Për skuadrën nga Arizona, përtej humbjes, spikati Booker me 37 pikë.

 

Rezultatet:

Dallas Mavericks – Charlotte Hornets 122-84

Miami Heat – Cleveland Cavaliers 117-92

Atlanta Hawks – Washington Wizards 98-114

New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets 121-126

Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 102-115

Orlando Magic – Chicago Bulls 112-84

Detroit Pistons – Memphis Grizzlies 101-94

Philadelphia Sixers – Phoenix Suns 132-127

Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 107-100

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency