Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Lakers rikthehet të fitojë, Bucks nuk gabon sërish në shtëpi!

U luajtën ndeshjet e radhës të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. Bie në sy rikthimi te fitorja Los Angeles Lakers, teksa në shtëpi fituan me rezultatin 106-103 ndaj Orlando Magic. Ndeshja nisi mirë për vendasit me periodën e parë që u mbyll në shifrat 29-24, por në të dytën miqtë ishin më dominues dhe shkuan në pushim në avantazhin e 4 pikëve (58-54).

Pas pauzës, Lakers ishin me një frymë tjetër në sfidë, teksa Russell dhe Davis shënuan së bashku plot 55 pikë duke përmbysur rezultatin. I gjithë takimi u mbyll më rezultatin 106-103. Pas kësaj përballje Lakers mori fitoren e dytë në 4 ndeshje këtë sezon, ndërsa Magic detyrohet të pranojë disfatën e parë këtë edicion të NBA.

Lexo edhe: 

Në sfidën tjetër më të fortë të mbrëmjes, Milwuakee Bucks arriti të merrte suksesin e radhës, teksa kësaj here nuk gaboi në shtëpi duke triumfuar ndaj Miami Heat. Dyshja Gianni Antetokoumpo-Damian Lillard duken se kanë një jetë që luajnë bashkë pasi ishin të papërballueshëm për miqtë. Pavarësisht periodës së parë të mbyllur në barazim 28-28, Bucks në të dytën ruajti deri në pushim një avantazh prej 10 pikësh (62-52). Fraksioni tjetër i sfidës nuk kishte shumë histori, teksa vendasit thelluan edhe më tej diferencën, duke mbyllur llogaritë e takimit që u mbyll në shifrat 122-114. Kjo ishte fitorja e dytë për Bucks në 3 ndeshje, ndërsa Miami pësoi humbjen e radhës, me vetëm 1 fitore deri më tani në këtë sezon.

Në duelet e tjera Oklahoma u rikthye te fitorja, teksa mposhti 124-112 skuadrën e Detroit Pistons, me këta të fundit që nuk kanë stabilitet rezultatesh. Golden State Warriors e pati një shëtitje transfertën ndaj New Orleans Pelicans, ku triumfuan në shifrat 130-102, me Stephen Curry që shënoi 42 pikë në këtë përballje. Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Warriors. Sezoni i NBA sapo ka nisur dhe po tregon se diferencat mes skuadrave janë shumë të vogla dhe çdo duel po rezervon rezultate impresionuese.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...